Gjesti i tyre bëri jehonë në mediat amerikane/ Shqiptari që dhuroi mbi 500 vakte falas për qytetarët: Nuk kishte energji elektrike e as ngrohje (FOTO)

Në kohën kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ballafaqoheshin me valën e të ftohtit dhe në veçanti Teksasi, ku miliona njerëz kanë mbetur pa energji elektrike dhe ngrohje, vullnetarët kanë filluar të ndihmojnë për të tejkaluar këtë krizë.

Mes tyre është edhe çifti i bashkëshortëve shqiptarë nga Kosova, Ari Isufaj dhe Blinera Shurreca. Ata janë pronarë të restorantit “Bella Italia Ristorante” në Teksas, të cilët hapën dyert për të gjithë ata që kishin nevojë.

Ari dhe Blinera shërbyen më shumë se 500 vakte falas për qytetarët dhe gjesti i tyre bëri jehonë edhe në mediat amerikane.

Sot ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live”, Isufaj, i cili zbuloi se si lindi ideja për të bërë një gjest kaq të bukur.

Gjesti i tyre bëri jehonë në mediat amerikane/ Shqiptari që

“Në fakt unë e Blinera kishim plane që të dilnim të hënën të festonim Shën Valentin, pasi nuk e festuam të dielën për shkak të punës. Por temperaturat ishin të ulëta, më të ulëta në 30 vitet e fundit. Madje as energji elektrike nuk kishim. Duke parë që nuk kishin rrymë dhe as ngrohje, menduam se si janë ata që janë të moshuar dhe kanë fëmijë”, tha Ari.

Ai tregoi se i kanë ndihmua shumë komuniteti dhe u solidarizuan menjëherë me gjestin e tyre.

Gjesti i tyre bëri jehonë në mediat amerikane/ Shqiptari që

“Komuniteti ynë ka ndihmuar gjatë gjithë kohës së pandemisë. E hëna ishte vetëm për njerëzit që njihnim apo me klientët që i kishim më të afërt. U bënim mesazh apo i telefononim”, tha Isufaj.

Ai tregoi se më pas nxorën një njoftim në llogarinë e restorantit në “Facebook”, ku shkruanin se “kush ka nevojë për një vakt, të vijë këtu”.

Gjesti i tyre bëri jehonë në mediat amerikane/ Shqiptari që

“Qyteti kishte dy pika ku mund të ngroheshin banorët, e ne nisëm ushqimin në ato vende. Edhe kur panë se kishte shumë njerëz, u bëmë thirrje që ta nxirrnin në “Facebook””, shtoi Ari.

Ndërkohë të gjithë ata që kishin qenë të hënën e të martën për të ngrënë, kishin shpërndarë njoftimin e tyre, e të mërkurën kishin shkuar të tjerë.

Gjesti i tyre bëri jehonë në mediat amerikane/ Shqiptari që

“Ne jemi befasuar shumë që kjo punë u bë kaq e madhe. Komuniteti na ka mbështetur dhe ne e kemi mbështetur atë. Nuk jemi ne më të veçantët, por e bëmë për komunitetin tonë që kishte nevojë. Nuk rrinim dot në shtëpi pa bërë diçka. Por as nuk na shkonte në mendje se do vinin edhe televizione që të na duartrokisnin. Jemi shumë mirënjohës, kemi marrë shumë mesazhe nga të gjitha trojet shqiptare. Po ndihem në siklet për të fol për këtë gjë”, përfundoi Ari.

Gjesti i tyre bëri jehonë në mediat amerikane/ Shqiptari që

Gjesti i tyre bëri jehonë në mediat amerikane/ Shqiptari që

Gjesti i tyre bëri jehonë në mediat amerikane/ Shqiptari që

Gjesti i tyre bëri jehonë në mediat amerikane/ Shqiptari që

Gjesti i tyre bëri jehonë në mediat amerikane/ Shqiptari që

Back to top button
LAJMET E FUNDIT