Regjistrohet në KQZ koalicioni PD-Aleanca për Ndryshim, këto janë 14 partitë opozitare që garojnë me listë të përbashkët në 25 prill

Koalicioni i Partisë Demokratike me aleatët e saj është regjistruar në KQZ me emrin “PD-Aleanca për Ndryshim”. Ka qenë përfaqësuesi i koalicionit Ivi Kaso ai që ka dorëzuar listën e partive që janë pjesë e koalicionit.
Janë 14 parti që do të udhëhiqen nga Partia Demokratike dhe do të kandidojnë në një listë të përbashkët në zgjedhjet e 25 prillit.
Ditën e sotme kryedemokrati Lulzim Basha arriti marëveshjet me Nard Ndokën e Partisë Demokristiane, Bamir Topin e FRD-së, Fatmir Mediun e PR-së dhe Shpëtim Idrizin e PDIU-së.
Ndërkohë LSI do të dalë me listë më vete, por në qarqet Dibër, Kukës dhe Gjirokastër dy partitë e mëdha opozitare do të kenë një listë të përbashkët.
Kjo është lista e plotë e partive të koalicionit opozitar:
PARTIA DEMOKRATIKE – Lulzim BASHA
PARTIA REPUBLIKANE – Fatmir MEDIU
PARTIA PËR DREJTËSI INTEGRIM DHE UNITET – Shpëtim IDRIZI
PARTIA LËVIZJA PËR ZHVILLIM KOMBËTAR – Dashamir SHEHI
PARTIA BASHKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT – Vangjel DULE
PARTIA AGRARE AMBIENTALISTE – Agron DUKA
PARTIA DEMOKRISTIANE – Nard Ndoka
PARTIA FRYMA E RE DEMOKRATIKE – Bamir TOPI
PARTIA BASHKIMI LIBERAL DEMOKRAT – Arian STAROVA
PARTIA BALLI KOMBËTAR DEMOKRAT – Artur ROSHI
PARTIA BASHKIMI DEMOKRAT – Ylber VALTERI
PARTIA MENDIMI DJATHTË LIBERAL – Mustafa LICI
PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT – Shpëtim Axhami
PARTIA KRISTIAN DEMOKRATE – Dhimitër Muslia