Sot iu bashkua zyrtarisht PD-së, çfarë thoshte Bamir TOPI në 2017 për BASHËN: Ai kryeministër? Ëndërr…

Kreu i Partisë Fryma e Re Demokratike, ish-presidenti Bamir Topi iu bashkua sot zyrtarisht koalicionit opozitar “PD-Aleanca për Ndryshim” për të garuar në zgjedhjet e 25 prillit.

Misioni i madh i këtij koalicioni, ashtu siç edhe është deklaruar nga krerët e partive opozitare, është “rrëzimi” i Edi Ramës nga pushteti.

Por çfarë mendonte Topi jo shumë kohë më parë? Në një intervistë të vitit 2017, Topi e ironizonte ambicien e Lulzim Bashës për t’u bërë kryeministër duke e quajtut “ëndërr”.

“Shkencërisht kam kuptuar që kurrsesi nuk mund të shohësh një ëndërr, që sheh dikush tjetër”, shprehej në atë kohë Topi.

Ish-presidenti Topi pritet të jetë në një listë përkrah emrit të Sali Berishës, me të cilin ka patur përplasje të forta që nisën pas protestës së 21 janarit. Ai e ka quajtur Berishën “shkatërrues të së djathtës dhe të shtetit shqiptar”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT