Yuri Kim me ‘urgjence’ në zyren e Bashes, zgjedhjet e 25 prillit dhe lista e kandidatëve temë e diskutimeve

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është takuar sot me ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Lajmi u bë i ditur nga vetë ambasadorja e SHBA, duke e cilësuar këtë takim si të shkëlqyer.

Ajo thotë se është informuar për programin zgjedhor të PD-së dhe aleatëve teksa ka pasur diskutim për kandidatët dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Pata një takim të shkëlqyer me Lulzim Bashën. E lumtur të dëgjoja programin zgjedhor të PD dhe partnerëve. Unë nënvizova pritjet e SHBA për kandidatë të pastër nga të gjitha partitë. Ne gjithmonë do të jemi të përkushtuar në marrëdhënie të forta mes SHBA-ve dhe Shqipërisë, me respekt për vendimin e votuesve më 25 Prill”, shkruan ambasadorja amerikane.

Më pas pati edhe një postim nga ana e kryedemokratit Lulzim Basha mbi këtë takim me diplomaten e lartë amerikane në Tiranë.

“Kënaqësi e madhe të takohem sot me ambasadoren amerikane Yuri Kim. Ndava me të planin e Partisë Demokratike për Shqipërinë dhe nevojën për mbështetje amerikane dhe një bashkëpunim të fortë për të rritur zhvillimin ekonomik, për të tërhequr investime amerikane dhe për të forcuar luftën kundër krimit dhe korrupsionit”, tha BAsha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT