Vlerësimi i Dvoranit/ Shpërthen Rama: Të gjithë e dimë se kush ishte kundër reformës

Gjatë bashkëbisedimit në Berat, Rama ka folur dhe për vlerësimin e dhënë nga Departamenti Amerikan i Shtetit për gjyqtarin Adrian Dvorani, duke mos harruar që të shigjetojë edhe presidentin Ilir Meta dhe opozitës.

Sipas tij ky çmim vlerësimi tregon se është një shenjë e mirë që drejtësia po funksionon, edhe pse ka ende punë për të bërë.

“Njerëzit me të drejtë kishin besimin se VETING-u do të pastrojë sistemin. Por VETING-U është hedhja e bazave, sepse është pastrimi. Nga pastrimi çlirohet sistemi nga një llum i madh. Dëshiron kohën e vet gjithçka. Duke qenë se VETING-u filloi dhe më shkruajnë mua se përse nuk keni arrestuar këtë dhe atë. Nuk jemi në vitin 1945, nuk e bëjmë drejtësinë me urdhër qeverie, aq më pak mund të bëhet kjo duke bërë kryeministri. Është një mesazh shumë i qartë për të gjithë. U arrestua një shef mjek që faktikisht kishte rrjepur dynjanë, deri dje kjo nuk ndodhte. Ajo e fundit që ka krijuar një turbullirë të madhe në lagjet e tjera të politikës, me vendimin e sekretarit të shtetit me vlerësuar me çmimin e veçantë të nderit të SHBA një gjykatës shqiptar, që dihet se me kë është përplasur është domethënëse. Nëse sot themi a e kemi drejtësinë që duhet? Jo, nuk kemi. Por ai i kemi hedhur bazat? Po. A vazhdojmë të ndërtojmë me durim të madh sistemin e ri dhe drejtësinë e re, duke kuptuar se drejtësinë nuk e ndërton qeveria. Por qeveria, forca që qeveris, ka të drejtë të mbështesë ose votojë, sigurisht që po. Kush e mbështet drejtësinë? Kjo është e qartë, po ashtu siç është e qartë kush e pengon. Korrupsioni po luftohet duke reformuar dhe ndryshuar sistemet, brenda sistemit të madh të shtetit”, tha kryeministri.

Ai shtoi se shumë njerëz që i dërgojnë mesazhe duke denoncuar gjyqtarë apo prokurorë. “Më vijnë mesazhe në telefon se pse nuk e arreston filan gjyqtar apo prokurorë. Ne nuk jemi në kohën e regjimit politik që merren vendime, apo këto gjëra realizohen me vendime të Parlamentit”, shtoi kryesocialisti.

Për kryeministrin Edi Rama, një metodë e zhdukjes së korrupsionit, është kthimi i shërbimeve online. Ai tha se në nisje të mandatit të tij e ka nisur me vetëm 3 shërbime online, për të shkuar deri në mbi 900 shërbime.

“Dua të jemi të qartë që korrupsioni është një alternativë e një shërbimi të munguar, pra aty ku mungon një shërbim, aty ku dikujt i mohohet apo i bëhet të vështirë, aty korrupsioni fiton terren dhe kthehet në alternativë, prandaj lista është modernizimi i sistemeve të shërbimit. Nëse e shohim sot me sy kritik, vendin, ne kemi një problem të madh me korrupsionin, por nëse vendosim një perspektivë nga u nisëm kemi arsye të besojmë që jemi në drejtimin e duhur. Me revolucionin dixhital që po bëjmë dhe duke hequr kontaktit fizik te sporteli, se problemi më i madh është ardhja e korrupsioni shumë afër të individi, dhe ne e nisëm me 3 shërbime dixhitale dhe sot jemi duke finalizuar punën për 900 e kusur shërbime, janë milion kontakte që janë eliminuar, por kjo nuk do të thotë që ky është një problem. Në çfarë është e mundshme të shërbehet online, kjo çështje është e zgjidhur, nëse kemi probleme me hipotekat dhe janë ato zonat ky pronat nuk janë të mirë filtruara nga mbivendosja dhe për këtë arsye nuk merr dot shërbim online, një pjesë tjetër nuk ka nevojë të shkosh në hipotekë. Shërbimi në shëndetësi, kontakti me mjekun e infermierin nuk e bëhet online, kemi krijuar fazën tjetër”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT