“Gogoli dhe mama dhia te shtëpia”/ Rama: Ja kush është Basha, një kukull, jo lider dhe alternativë

Kryeministri Edi Rama në një intervistë të dhënë për ERTV ka shpjeguar arsyet se pse PS-ja kërkon që të marrë një mandat të tretë qeverisës.

Ai shtoi se PS-ja nuk ka pasur mundësinë të ushtrojë dy mandate të plota qeverisëse, duke e lidhur me krizat që vendi pësoi me tërmetin e 26 Nëntorit dhe pandeminë e Covid, çka ka ndikuar në realizimin e projekteve.

“Ne jemi njerëz, shqiptarë, një forcë qeverisëse që ka të mirat dhe kusuret e veta,. Mandati i tretë nuk është për mua dhe për këtë grup njerëzit që administrojnë këtë përgjegjësi të madhe, por është për të gjithë ata që duan të punojnë më shumë dhe rreziku i mbetjes së punëve në mes është real, dhe se punët nuk mund t’i kryejë askush tjetër veç nesh”, tha Rama.

Ai shtoi se nuk të panjohura në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, pasi dihet kundërshtarët dhe njerëzit që kërkojnë besimin e votës.

“Sepse për fat të mirë në këtë rast zgjidhja, është shumë e thjeshtë, nuk jemi përpara ekuacionit kush është kush? Këtu  X-si nuk është i panjohur. Këtu ka grupe njerëzish dhe një mundësi zgjedhjeje mes të njohurave. Ata që pretendojnë se duan të bëjnë punët, ishin ata që i kishin në dorë dhe i bënë si nuk ka më keq. Më keq se sa çkanë bërë ata në kohën kur kishin kohën kur të bënin punën nuk ka”, tha Rama.

Sa i përket rivalit të politik, pretendentin për postin e kryeministrit, Rama tha për Bashën se është një kukull dhe se atë pret gogoli politik, duke nënkuptuar Berishën.

“Ai ka në biografinë e tij, tramvajin, Tiranë-Kamëz, dhe nga ana tjetër është e njëjta shtëpi e frymë dhe familje politike dhe madje pjesa që e përfaqësonte atë në një formë më besnike është e eliminuar dhe ku aktualisht janë një mishmash i vërtetë. Ai ishte gogoli i shtëpisë dhe ky është kukulla e shtëpisë, jo vetëm që gogoli nuk ka ikur nga shtëpia, por te dera ka ardhur mama dhia. Një kukull në duart e gogolit dhe duke pasur mamadhinë te dera nuk bëhet fjalë për të zgjedhur një alernativë por për t’u kthyer pas. I kanë pasur të gjitha mundësitë dhe i kanë zbuluar të gjithë dhe nuk mund të fitojnë besimin e shqiptarëve.Këtu nuk bëhet fjalë për një alternativë. Është e pamundur që të fitojnë besimin e shqiptarëve”, tha Rama. Me këto figura krahasuese “gogoli”, “mama dhia”, kryesocialisti nënkuptonte Berishën, Kryemadhin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT