Riatdhesimi i grave dhe fëmijëve nga kampet e Sirisë, konsulli shqiptar: Nuk është çështje e lehtë, do t’i kthejmë shumë shpejt

Shqipëria po punon për rikthimin e të gjitha grave dhe fëmijëve nga kampet e Sirisë. Aksioni vazhdon pas riatdhesimit të mëparshëm të Floresha Rashës dhe fëmijëve të saj, bashkë me Endri Dumanin.

Ministri Bledi Çuçi udhëtoi drejt Libanit për të nisur bisedimet për rikthimin e fëmijëve të tjerë. Ai ka takuar dhe gjeneralin me shumë impakt,  Abas Ibrahimin.

Konsulli shqiptar në Liban, Mark Ghorayeb, ka shumë impakt dhe ka ndihmuar shumë në këto procese. Sot ka qenë në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live”, ku tregoi se si po shkon ecuria e këtij aksioni.

Riatdhesimi i grave dhe fëmijëve nga kampet e Sirisë, konsulli

“Do doja të thosha se proceset nuk janë duke rifilluar, por bisedimet janë gjithmonë në tavolinë. Ne jemi duke bërë këtë mision në dy faza, është shumë i vështirë. Situata gjeografike dhe politike është e vështirë, edhe pandemia ka vështirësuar gjërat. Shpërthimi që ndodhi në Liban, ka ngadalësuar procesin, por ne do të vazhdojmë përpjekjet tonë për të evakuuar fëmijët dhe gratë. Për t’ju rikthyer jetën, pasi nuk po jetojnë atje”, tha Mark Ghorayeb.

Konsulli shqiptar në Liban shtoi se fëmijët dhe gratë shqiptare janë të sigurt atje, pasi i kanë takuar dhe kanë biseduar me ta.

Riatdhesimi i grave dhe fëmijëve nga kampet e Sirisë, konsulli

“Jemi duke përfunduar marrëdhëniet me kanalet tona politike, aleatët, dhe jemi duke përfunduar procesin për t’i rikthyer. Situata është e qëndrueshme, e në një moment të caktuar do i kthejmë në Shqipëri”, tha Mark Ghorayeb.

I pyetur se sa gra dhe fëmijë shqiptarë ka në këto kampe, konsulli u shpreh: “Të jem i sinqertë, numri i fëmijëve dhe grave sot konsiderohet kritik. Ky informacion qarkullon për personat si Rama, Çuçi, dhe me policinë anti-terroriste, që të mbajmë njerëzit e sigurt. Kemi një numër të konsiderueshëm. Numri është më i lartë se misioni i parë dhe i dytë që kemi bërë. Ata do të kthehen e do të bëjnë një jetë më të mirë”.

Riatdhesimi i grave dhe fëmijëve nga kampet e Sirisë, konsulli

Konsulli shqiptar në Liban vijoi duke thënë se nuk është një çështje e lehtë, e një gjë të tillë e di edhe kryeministri Rama.

“Çuçi gjithashtu po interesohet shumë. Kemi kanale politike dhe inteligjence për t’i kthyer të sigurt të gjithë shqiptarët në Shqipëri. I kemi lokalizuar të gjithë, e do i kthejmë shëndetshëm në vendin e tyre. Do t’i kthejmë shumë shpejt. Kemi vite që presim, e kur kemi pritur për vite me radhë, tani do i sjellim më shpejt”, tha Mark Ghorayeb.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT