Vetëvendosja konkurron në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, depoziton firmat në KQZ

Vetëvendosja e Albin Kurtit do të futet në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Shqipëri. Ashtu siç kishte paralajmëruar Gazeta “Shqip”, Vetëvendosja e Albin Kurtit do të konkurrojë me një skemë tjetër, jo me logon e saj si subjekt, por me kandidatë të pavarur të saj.

Sot Vetëvendosja depozitoi firmat e para për kandidatin e saj Boiken Abazi për Tiranën, që edhe kreu i kësaj lëvizjeje në Tiranë.

“Sot, 10 ditë para afatit, një dërgatë prej dhjetë vetash, anëtarë të komitetit nismëtar, përfaqësues e aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Nga Shqipëria e Kosova dorëzuan në KQZ dosjet me nënshkrimet mbështetëse të 3765 qytetarëve të qarkut Tiranë për zyrtarizimin e kandidaturës së Boiken Abazit si kandidat nga zgjedhësit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Mbështetja kaq e madhe prej qytetarëve nga bashkitë e qarkut Tiranë (Tirana, Kamza, Vora, Kavaja e Rrogozhina) nga shumë lagje e fshatra, na jep zemër për fushatën që na pret”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Ndërsa bëhet e ditur se në ditët në vijim Vetëvendosja do të angazhohet me gjithë mundësitë për të mbledhur nënshkrimet e nevojshme në Lezhë, në mbështetje të kandidatit Iliaz Shehut, dhe në Gjirokastër në mbështetje të kandidatit Kreshnik Merxhanit./Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT