Petkoviq-Osmanit: Pse shqetësoheni për një hartë, nëse Kosova është shtet i pavarur?

Petar Petkovic, drejtor i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, i ka reaguar ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmanit, pasi kjo e fundit në një reagim në twitter për hartën e Lajçakut ka thënë se për kufijtë aktual të Kosovës shumë gra, burra e fëmijë janë ekzekutuar nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.

Ai e ka pyetur Osmanin se pse duhet të jetë e shqetësuar për një hartë të thjeshtë nëse deklaroni se Kosova është shtet i pavarur.

Petkoviç shprehu habinë që Osmani akuzon Beogradin për mizori, ndërkohë që liderë të UÇK-së po akuzohen për mizori ndaj civilëve serb.

Siç ka shkruar ai, “është qesharake që Osmani akuzon Serbinë për mizori, derisa liderët e Kosovës janë në Hagë për mizoritë monstruoze kundër serbëve”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT