“Minimalisht 1 mijë dollarë në muaj”- Të rinjtë në Korçë të vetëpunësuar, tregojnë shumat e parave që fitojnë (VIDEO)

Disa të rinj në Korçë, të cilët janë vetëpunësuar në tregun online, kanë treguar për shumat e konsiderueshme të parave që fitojnë çdo muaj.
Në një video të postuar nga kryeministri Edi Rama, të rinjtë tregojnë se ata fitojnë minimalisht 1 mijë dollarë në muaj.
“Ja disa nga mbi 100 të rinj e të reja në Korçë që janë vetëpunësuar në tregun global online dhe nxjerrin të ardhura shumë më të mira për veten e tyre, se sa po ta kërkonin punën në vende të tjera”, shkruan Rama.
Elsa Hysi, e cila punon si social media manager tha: “Fiver është një aplikacion ku mund të regjistrohesh dhe të vendosësh disa gigsa ose punë që mund t’i kryesh. Ato punë që mund të bësh më mirë. Përshembull mund të jesh një dizenjator shumë i mirë, mund të jesh një njeri që punon me teknologjinë dhe websitet. Unë personalisht jam social media manager, menaxhoj kompanitë nga e gjithë bota, të cilat kanë ushqime, veshje. Arsyeja përse jam këtu do të thotë që fitoj shumë, po e zë më minimalen 1000 dollarë në muaj.”