Mbi një mijë në 24 orë, Ministria jep shifrat, ja sa persona kanë marrë vaksinën anti-COVID deri tani

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se deri më tani janë 12467 persona të cilët kanë marrë vaksinën anti-COVID në vend.

Vetëm në 24 orët e fundit, në vend kanë mundur të marrin vaksinën 1331 persona.

Vaksinimi në vend filloi më 11 janar, ku kategoria e parë e të vaksinuarve ishin mjekët e infermierët.

Tashmë vaksinimi është shtrirë në disa qytete në vend, ku po vaksinohen edhe të moshuarit mbi 80-vjeç.

Ndërkohë, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dha sot lajmin e mirë se, ditën e hënë, pritet të mbërrijnë në vend edhe 15 mijë vaksina të tjera të Pfizer.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT