“Më në fund do të nisë ndërtimi”/ Rama nxjerr videon nga projekti i hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës

Kryeministri Edi Rama e ka nisur javën me pamjet nga projekti i hekurudhës së re, Tiranë-Rinas-Durrës.

Përmes një video të postuar në profilin e tij në Facebook, Rama ka publikuar pamjen që pritet të marrë kjo linjë hekurudhore.

Ai thekson se më në fund pas përfundimit të marrëveshjes disavjeçare me Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim, do të nisë dhe puna për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës

“MIRËMËNGJES dhe me hekurudhën e re Tiranë-Rinas-Durrës, që më në fund do të nisë nga ndërtimi pas finalizimit të një pune disavjeçare me Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT