Artan Hoxha ‘zbulon’ pse vrasësi i Behar Sofisë u largua me biçikletë

Gazetari Artan Hoxha thotë se vrasësi i Behar Sofisë u largua më biçikletë pas atentatit, sepse, me trafikun e Tiranës rrezikonte shumë dhe mund të kapej nëse zgjidhte të largohej me makinë.

Madje, gazetari investigativ ironizon duke thënë se vrasësi ka ndjekur zhvillimet në Tiranë, për shtimin e korsive të biçikletave.

“Ne nje qytet ku rruget vazhdimisht ngushtohen dhe zgjerohen vetem korsite e biçikletave, vrasesi nuk eshte budalla.. Vendosi te vrase ne mes te bulevardit “Deshmoret e Kombit” dhe te largohet qetesisht me biçiklete nga kodrat e liqenit…”, shkruan Hoxha ndër të tjera.

Kujtojmë se, Behar Sofia u ekzekutua me dy plumba paraditen e të enjtes, pranë Piramidë, teksa ecte në këmbë në trotuarin buzë lumit Lana. Autori sipas pamjeve të kamerave të sekuestruara nga Policia, është larguar me biçikletë drejt Kodrave të Liqenit.

Shkrimi i plotë:

Si ndikoi “transformimi i levizshmerise urbane” te vrasesit me pagese?!

Pse vrasesi i fundit, u largua me biçiklete???!!!

Me trafikun e tmerrshem qe ka Tirana, mos prisni, qe vrasesit profesioniste te largohen pas atentatit me makine!!!

Mesa duket, vrasesi, qe tronditi kryeqytetin te enjten e kaluar, paska qene ndjekes i vemendshem i zhvillimeve te fundit ne Tirane.

Duke ndjekur keshillen e kryebashkiakut, per te mos ndotur qytetin, ai ka hequr dore nga makina apo motorri.

Me mjetet e transportit tradicional, mund te bllokohej ne trafik dhe te rrezikonte arrestimin nga policia.

Ne nje qytet ku rruget vazhdimisht ngushtohen dhe zgjerohen vetem korsite e biçikletave, vrasesi nuk eshte budalla..

Vendosi te vrase ne mes te bulevardit “Deshmoret e Kombit” dhe te largohet qetesisht me biçiklete nga kodrat e liqenit…

Vrasesi mbase nuk eshte fans i kryebashkiakut, por e ka ndjekur pike per pike keshillen e tij.

Ta gezosh çmimin kryetar, tashme sugjerimet e tua, po i ndjekin edhe vrasesit me pagese…

Te pakten krijoni dhe nje skuader policie me biçiklete, sepse edhe furgonat apo veturat e tyre, bllokohen ne trafikun e çmendur te Tiranes…

Mos u çuditni nese heren tjeter, vrasesit do te largohen me betoniere.

Pas biçikletave edhe betonieret, kane korsi te dedikuara ne qytetin e kryebashkiakut, qe ka “transformuar levizshmerine urbane”…

Back to top button
LAJMET E FUNDIT