Konferenca/ Rama e nis me kritika direkte dhe shpërthen ndaj BE-së: Na latë jashtë vaksinave

Në konferencë e përbashkët me komisonerët Joseph Borrell Fontelles dhe Oliver Varhelyi, kryeministri Edi Rama e ka nisur menjëherë me pakënaqësinë dhe kritika për lënien jashtë të Shqipërisë nga procesi vaksinave anti Covid.

“Ne vlerësojmë shumë përpjekjet e bëra nga komisioneri për të qenë në anën tonë në këtë moment kaq delikat, ku ne Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit u lanë mënjanë në në shpërndarjen e vaksinave.

Ishte një moment shoku për njerëzit tanë, pasi siçc e dinë të gjithë ne nuk jetojmë në kufi me BE, por brenda BE dhe jemi të rrethuar me kufijtë e BE. Të sëmurët tanë e ndjenë që vaksinat nuk ishte një diçka që nuk mund të kishin me të tjerët është diçka e keqe”, tha Rama.

Ndërsa theksoi se është i gëzuar se mekanizmi Covax po futet në veprim dhe se pritet të marrë vaksina Astra Zeneca.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT