Rudina Hajdari: Sot në Shqipëri shet më kollaj drogë se djathë e gjizë

Në fjalën e mbajtur në seancën plenare, deputetja Rudina Hajdari tha se sot në Shqipëri është më kollaj të shesësh drogë, sesa djathë dhe gjizë.
Hajdari shtoi se shitësit e kokainës janë kudo me makina luksoze, ndërsa tregtarët e shesin fshehurazi bulmetin me frikën se policia do i gjobisë.
“Sot është më kollaj të shesësh drogë, kokainë e heroinë se të shesësh bylmet, djathë, gjizë. Shitësit e kokainës janë kudo me makina luksoze, ndërsa tregtari shet fshehurazi bulmetin me frikën se vjen policia e gjobit.
Por unë mendoj se ka shpresë. Dhe unë mendoj se agimi këtu po vjen”, tha Hajdari.