Dokumenti/ Largimi i Bamir Topit dhe koalicioni me PD, shkrihet FRD e Tiranës

Koalicioni me PD dhe largimi i Bamir Topit nga drejtimi i partisë shkakton shkrirjen e degës së Tiranës të Partisë Fryma e Re Demokratike.

Kryetari i FRD-së, Andi Seferi dhe 17 anëtarët e kryesisë  kanë dhënë dorëheqjen dhe këtë e kanë bërë publike. Ashtu si dhe Topi, dorëheqja e tyre është e parevokueshme, si e kryetarit, nënkryetarit dhe të anëtarëve të Kryesisë të degës së FRD-së.

Marrëveshja e firmosur nga ana e sekretarit të Përgjithshëm të FRD-së, Sali Shehu me Partinë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit solli largimin e Bamir Topit nga drejtimi i kësaj partie.

Dorëheqja e parevokueshme e Topit tregon se ish-presidenti nuk ka qenë dakord për paktin e firmosur nga Shehu, që sipas burimeve ka qenë një vendim pa marrë miratimin e kryesisë së FRD-së.

Dokumenti/ Largimi i Bamir Topit dhe koalicioni me PD, shkrihet FRD e

Back to top button
LAJMET E FUNDIT