“Kosovë, ndjesë për këtë turp!” Refuzimi për Cakajn, Rama: Skandaloz dhe anti-kushtetues!
Refuzim antikushtetues, por edhe të turpshëm e ka quajtur kryeministri Rama vendimin e marrë vetëm pak me parë nga presidenti i vendit, Ilir Meta për mosdekretimin e Gent Cakajt, si ministër i Jashtëm i Shqipërisë.Me një reagim në rrjetin social Twitter, vetëm pak, pasi Meta bëri publike letrën për të, me gjithë argumentimet se pse nuk e vuri firmën në dekretin për Gent Cakaj, Rama shkruan se “Argumentet e dhëna nga zoti President janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin”.Kryeministri ne Twitter:Refuzimi i Presidentit për dekretimin e Ministrit të ri për Europën e Punët e Jashtme, është jo vetëm antikushtetues, po edhe i turpshëm?Argumentat e dhëna nga zoti President janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin?Ndjesë Kosovës për këtë turp?/ZgjohuShqiptar.info