1 vit nga protesta e 2 marsit, Meta: Po vjen pranvera kuqezi, ta çojmë në fund misionin më 25 prill

Një vit më parë, presidenti do të dilte në shesh duke organizuar protestën për mbrojtjen e Kushtëtutës dhe të sovranitetit. Me këtë moto, presidenti iu kundërpërgigj mazhorancës, e cila po niste procesin e shkarkimit të tij nëpërmjet një komisioni hetimor.
Një protestë e pazakontë pasi një presidenti po organizonte për rrëzimin e qeverisë. Ai e argumentoi këtë protestë si një thirrje kundër grushtit të shtetit.
Një vitë pas kësaj proteste që u mbështet edhe nga opozita, Meta ka lëshuar një mesazh ndaj shqiptarëve.
“Falënderim të përzemërt dhe mirënjohje të thellë, për të gjithë motrat dhe vëllezërit shqiptarë, të cilët një vit më parë ju përgjigjen thirrjes së Presidentit të Republikës, në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit. Misionin tonë, të nisur më 2 mars 2020, për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve, do ta çojmë deri në fund, nëpërmjet referendumit historik të 25 prillit 2021! PRANVERA KUQEZI PO VJEN!”, thekson Meta në mesazhin e tij.