Ursula qartëson qëndrimin e BE: Të fillojnë negociatat, e ardhmja e Shqipërisë është Europa!

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen ka reaguar pas takimit që pati me kryeministrin Edi Rama dje në Bruksel.
Teksa ka publikuar një fotografi me kryeministri, zyrtarja e lartë e BE thekson se e ardhmja e Shqipërisë është Europa, ndaj duhet të fillojnë negociatat.
Me anë të një postimi në Twitter ajo shprehet se shpreson që të vizitojë së shpejti Shqipërinë pasi janë diskutuar edhe negociatat për anëtarësim në BE.
“Jam e lumtur që u takova me Edi Ramën. Shqipëria mund të llogarisë në mbështetjen e BE për rindërtimin pas tërmetit dhe trajtimin e pandemisë. Shpresoj ta vizitoj Shqipërinë së shpejti. Ne diskutuam negociatat e pranimit. Pozicioni ynë është i qartë: E ardhmja e Shqipërisë është Europa dhe duhet të fillojnë negociatat”, shkroi Leyen.