‘Në lojë koka e Lulit dhe drejtësia’/ Shpërthen Rama: Për llogari të Ilirit dhe Saliut ja cfarë po ndodh me Bashën

Kryeministri Edi Rama tha se Lulzim Basha është lidhur me zinxhirët e Monika Kryemadhit dhe kjo për llogari të Ilir Metës dhe Sali Berishës.
Duke komentuar deklaratat e djeshmë të presidentit “për marrjen e drejtimit të opozitës”, Rama tha se ajo që po ndodh është e qartë.
“Në një farë mënyre Ilir Meta duhet falenderuar sepse ka sqaruar ekuacionin e referendumit. Tani Ilir Meta i fton shqiptarët në një referendum, ku duhet të zgjedhin, me reformën në drejtësi apo Ilir Metën. Zgjedhje më të qartë dhe të drejtpërdrejtë shqiptarët nuk mund të kenë.
Përsa i përket marrjes së drejtimit të opozitës, është e qartë për ata që shikojnë përtej asaj që duket, mjafton të shikojmë marrëveshjen e djeshme për të kuptuar planin. Pse u firmos marrëveshja ku dy parti garojnë veç e veç. Për çfarë? Është pjesë e planit për të lidhur Lulin me zinxhirin e Monikës, për llogari të Saliut dhe Ilirit, ose për të marrë pushtetin dhe shpërbërë drejtësinë, ose për të marrë kokën e Lulit. Nuk ka më thjeshtë se kaq. E duan Lulin të lidhur para zgjedhjeve. Këtu problemi nuk është Ilir Meta, por Basha që nuk ka këllqe dhe karakterin e një lideri që të mos fshihet kur aleati i tij i madh thotë ‘unë amerikanët i kap për veshësh’. Por Luli nuk është lideri, thjesht menaxheri i një shoqerie aksionere të Ilir Metes dhe Sali Berishës dhe me një notere dhe përmbaruese, Monikën.”, tha Rama.
Kujtojmë se një ditë më parë, Meta foli me tone të ashpra duke thënë se do i presë dorën kujtdo që vjedh votën dhe në rast se Rama merr 71 mandate, do japë dorëheqjen si President për të kaluar në opozitë.
Reagimi i plotë
Ilir Meta duhet falënderuar në një farë mënyre se ka sqaruar ekuacionin e refendumit që ishte i paplotë me vetëm njërën anë, që me 25 prill referendumi popullor do të shpërbëjë reformën në drejtësi. Tani më 25 prill Ilir Meta fton shqiptarët ku duhet zgjedhin të jenë me reformën në drejtësi apo me Ilir Metën! Me reformën në drejtësi deri në fund apo me ilir Metën. Zgjedhjet më të qartë dhe më të drejtpërdrejt shqiptarët nuk mund të kenë më 25 prill dhe për këtë duhet falendëruar.
Për sa i përket marrjes së djreitmit të opozitës, kjo besoj se është shumë e qartë për ata që shikojnë përtej se asaj që duket, mjaftojnë të shikojnë marrëveshjen e ditës së djeshme për të kuptuar planin, që është shumë i qartë. Pse u firmos marrëveshja dje, si mund të firmosin një marrëveshje elektorale kur dalin në një garë veç e veç, por të firmosin marrëveshje noteriale. Keni parë ndonjë marrëveshje në ndonjë vend të botës Pse? Për çfarë? Është pjesë e planit për të lidhur Lulin me zinxhirin e Monikës për llogari të Saliut dhe Ilirit. Ose për të marrë pushtetin dhe për të shpërbërë reformën në drejtësi, ose për të marrë kokën e Lulit.
Ka më thjeshtë se kaq. Është shumë e qartë se pse e duan Lulin të lidhur para zgjedhjeve, është shumë e qartë. Por këtu problemi nuk është Ilir Meta në këtë pjesë të dytë, këtu problemi është Lulzim Basha, që nuk ka këllqe, s’ka karakterin e një lideri që të mos fshihet as kur i tregojnë se çfarë dot’i bëjnë të nesërmen e as kur aleati i tij i madh, thotë unë amerikanët i kap prej veshi. Por nuk mund t’ia kërkojmë, sepse nuk është lideri, është thjesht menaxheri i një shoqërie aksionere me dy ortakë me Ilir Metën dhe Sali Berishën dhe me një notre dhe përmbaruese, Monikën. Besoj se jam i qartë!/Gazeta SHQIP