Vazhdon Meta, thirrje të fortë: Marshimin që nisëm në 2 mars 2020 do e çojmë deri në fund në 25 prill 2021 (VIDEO)

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka publikuar një video nga disa momente pikante më 2 mars 2020, në protestën e thirrut nga vetë ai, kundër qeverisë në pushtet, me në krye Edi Ramën.
Kreu i Shtetit thotë se ne jemi popull shqiponjash që fluturojmë vetëm lart, duke bërë thirrjen e fortë për vazhdimin e marshimit që nisi 1 vit më parë, në 25 prill 2021. Meta thotë se sovraniteti i vendit i përket vetëm popullit.
Jemi popull shqiponjash dhe shqiponjat fluturojnë vetëm lart.
Marshimin kuqezi të nisur më 2 mars 2020 do ta çojmë deri në fund më 25 prill 2021.
Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket vetëm popullit.