Ngjela: Ministrat e shkarkuar, ushqim për SPAK-un
Avokat Spartak Ngjela mendon se ministrat e shkarkuar nga kreu i qeverisë, Edi Rama janë një ushqim për Strukuturën e Posaçme Antikorrupsion. Ndërsa me këtë veprim, sipas Ngjelës, Rama shpëtoi lëkurën e tij.
“Protesta e studentëve, por edhe SPAK-u. Nuk besoj që do të jenë të gjithë këta ministra të akuzuar, por mbi 50% e tyre po, do të jenë objekt i SPAK-ut. Arsyeja që i ka eliminuar ka qenë kjo, por me këtë rast iu bënte edhe studentëve një lëshim, që nuk e përfillën. Ajo që duhet parë me vëmendje është problemi që në rast se ti si kryeministër heq gjysmën e qeverisë, ti nuk mbret, këta e dinë veten monark, nuk e njohin parlamentarizmin perëndimor. Kjo nuk është qeveri e një perandori që heq dhe vendos kë të dojë. Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen dhe të krijonte qeverinë tjetër. Rama ka hequr ministrat më të rëndësishëm dhe e konsideron si shëndoshje, jo krizë” u shpreh Ngjela për Report Tv.
Sipas avokatit, goditja e SPAK-ut do të fillojë nga shumica dhe pikërisht nga ministrat e larguar.
“Ministrat e larguar do të jenë të akuzuarit e parë të SPAK-ut, disa nga ata, goditja fillon nga mazhoranca, jo opozita. Rama ua dha në tavë ministrat. Rama i hodhi, i nxori për të shpëtuar veten. Do fillojnë me kryeministrin që të shkojnë te Berisha? Nuk e di, besoj do të jetë e butë, sepse kështu ka ndodhur edhe në Rumani. I ke parë se cfarë gjyqtarësh kemi, që thonë mi ka dhënë gjyshi apo gjyshja, që nuk ka shtëpi, apo është në çadër, apo tezja e papunë, e kuptoni sa qesharakë. Ndërsa politikanët janë akoma më qesharakë. Prisni dhe do i shihni”./real-news.tv//ZgjohuShqiptar.info