Mosliberalizimi i vizave, Simmons: Kur do t’i jepet popullit të Kosovës respekti që meriton?

Ish-gjykatësi i misionit evropian në Kosovë, EULEX, Malcolm Simmons, ka thënë se, edhe pse Kosova i ka bërë të gjitha çfarë i është kërkuar, liberalizimi i vizave mbetet një ëndërr e largët.
Simmons, duke iu referuar mosnjohjes së Kosovës nga të disa shtete të BE-së, ka thënë së është një e vërtetë e hidhur.
Por, ai thekson se Kosova ka bërë çdo gjë që i është kërkuar, ndërsa liberalizimi i vizave ka mbetur një ëndërr e largët.
“Kjo demonstron një të vërtetë të papëlqyeshme: jo të gjitha shtetet anëtare e njohin Kosovën. Kjo mund të shpjegojë pse, duke bërë gjithçka që është kërkuar, liberalizimi i vizave mbetet një ëndërr e largët. Kur do t’i jepet popullit të Kosovës respekti që meriton?”
This demonstrates an unpalatable truth: not all Member States recognise Kosovo. This might explain why, having done all that has been requested of it, visa liberalisation remains a distant dream. When will the people of Kosovo be given the respect they deserve? https://t.co/otcP7xYJyY
— Judge Malcolm Simmons (@SimmonsJudge) March 1, 2021