Rama pranon se ndërkombëtarët mbajnë anën e qeverisë: Jemi e vetmja forcë mbështetëse e reformës në drejtësi

Kryeministri Edi Rama ka komentuar mbështetjen e SHBA-BE për qeverinë. Gjatë një konferencë ku po flet për arsyet se pse PS kërkon mandatin e tretë, kryeministri tha se gjithçka lidhet me reformën në drejtësi.

Sipas kryeministrit, tek PS, ndërkombëtarët shohin mbështetësen më të madhe të reformës, ndryshe nga PD-LSI.

“Ka shpësh deklarata nga ndërkombëtarët që tingëllojnë pro qeverisë apo pro nesh. Ka vetëm një arsye, shumë të madhe dhe shumë të qartë për mbështetjen e tyre që komentohet si për ne. majde me përqeshje. E bëjnë vetëm për reformën në drejtësi dhe për të ardhmen e reformës në drejtësi. Nuk shohin forcë më mbështetëse për reformën në drejtësi sesa PS-në. SPAK është future në veprim, dhe po kryen operacione që askush nuk i mendonte”, tha Rama. /Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT