Gylenistët në Shqipëri, eksperti: Selami Simsek nuk ka patur pozita kyçe, ekstradimi i Harunit ishte dhuratë e shtetit shqiptar

Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” u diskutua rreth temës së gylenistëve në Shqipëri. Gylenistët e kanë parë Shqipërinë si një pikë shpëtimi dhe janë munduar që të futen në vend me dokumente fals.

Disa prej tyre janë ekstraduar në Turqi, por ndryshe ka ndodhur me Selami Simsek. Gjykata e ka liruar nga burgu dhe tashmë është në pritje të azilit politik, pasi i është refuzuar dy herë.

Në një lidhje nga Turqia ishte eksperti në marrëdhëniet Shqipëri-Turqi, Lavdrim Ceka, i cili tha se atje nuk është përmendur shumë në media rasti i Selami Simsek.

Gylenistët në Shqipëri, eksperti: Selami Simsek nuk ka patur

“Në mediat turke dhe në publik nuk është se përmendet shumë rasti i tij. Personi në fjalë nuk është se ka patur pozita kyçe. Akuza më të sakta e specifike nuk ka. Lëvizja gyleniste është shpallur si grup terrorist që para 4 apo 5-vitesh. Ata nuk është se shfaqen shumë në publik. Çdo anëtar që i shërben kësaj lëvizje, konsiderohet nga shteti turk në kërkim. Simsek me bashkëpunëtorin e tij kanë qenë në Kazikastin më duket, e si të tillë janë të kërkuar nga policia turke. Pasi hynë në Shqipëri ata tentuan që të iknin në Kanada për një vend më të sigurt”, tha Lavdrimi.

Sipas tij, ekstradimi i Harun Çelik është reklamuar në Turqi dhe mediat atje si një sukses i Shërbimit Sekret turk. “Unë mendoj se është një dhuratë nga shteti shqiptar për shtetin turk”, tha Ceka.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT