Po përgatitej të martohej/ Kush është 27-vjeçarja nga Berati që vdiq nga Covid, s’kishte asnjë sëmundje

Një lajm i trishtë ishte për qytetin e Beratit humbja e jetës së një 27-vjeçareje nga lagjia “Donika Kastrioti”. Ariola Sakollari (Gjeçi) u prek nga Coronavirusi 3-javë më parë dhe fillimisht u shtrua në Repartin Covid-19 në Spitalin Rajonal të Beratit.

Për shkak të përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore,e reja u dërgua në spitalin Covid “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ku prej disa ditësh ndodhej në intubim.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve për ta shpëtuar 27-vjeçarja gjeti vdekjen pasditen e djeshme në këtë spital. Ditë zie ka qënë kjo e sotmja, jo vetëm për familjarët e Ariolën që e përcollën për në banesën e fundit, por edhe për të gjithë miqtë e ata që e njihnin dhe e donin.

27-vjeçarja që nuk vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese, priste të martohej së shpejti, por virusi vdekjeprurës e ndau nga i fejuari dhe familja e saj në lulen e rinisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT