Dhjetëra ekipe pune dhe i gjithë vendi kantier i madh ndërtimi, ja si duket Spitali Memorial i Fierit (Dita e 49-Video)

Foto e mësipërme është shkëputur nga pamjet që shpërndan kryeministri Edi Rama, për ndërtimin e Spitalit Memorial të Fierit. Sot, është dita e 49 e punimeve.

Nuk dihet nëse kryeministri do të jetë i pranishëm vetë sot në Fier.

Nga pamjet shihet se në fushën ku po ndërtohet spitali janë dhjetëra ekipe pune që punojnë me tre turne për përfundimin në kohë, ndërsa i gjithë vendi është kthyer në një kantier të madh.

Kujtojmë se, presidenti turk Erdogan gjatë një vizite të kryeministrit Rama në Turqi, dy muaj më parë, i premtoi ndërtimin e spitalit para zgjedhjeve të 25 prillit. Investimi që është i gjithi turk kap vlerën e 70 milion euro.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT