Privatizimi i Kompleksit Partizani, Balla nxjerr dokumentin e krushkut të Berishës: Prova kyçe e korrupsionit

Dokumenti i firmosur nga Luan Malltezi për kompleksin sporti Partizani që bën të ditur shpronësimin e ish-pronarëve përbën për kreun e grupit parlamentar të PS-së provën kyçe për atë që  e cilëson si aferë të korrupsonit.

Dokumenti është firmosur pikërisht nga krushku i Berishës, Luan Malltezi, edhe pse toka prej 26 mijë metër katrorë u privatizua nga i biri Jamarbër Malltezi dhe familja e ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Asokohe qeveria e Sali Berishës e privatizonte kompleksin “Partizani” tek disa persona të përfaqësuar nga dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. Në kohë rekord nga tetori i vitit 2008 deri në dhjetor të atij viti ministria e Mbrojtjes e drejtuar nga Arben Imami, anëtar i qeverisë së vjehrrit të Malltezit, përfundoi të gjitha procedurat për kalimin e pronësisë së tokës dhe shitjen e hotelit gjigant dhe ndërtesave me 100 milionë lekë të vjetra. E kam denoncuar këtë akt të rëndë korruptiv në atë kohë për disa javë rresht, duke publikuar të gjithë dokumentacionin. Madje mu desh të përballem me salinjtë edhe ne Gjykatë për këtë dosje korruptive”, shkruan Balla.

Një ditë më parë emisioni Top Story solli me fakte dhe dëshmi mënyrën se si u abuzua me procesin e privatizimit të kompleksit “Partizani”, ku i gjithë shteti u në shërbim të dhëndrit të kryeministrit të atëhershëm, Sali Berisha për t’ia kaluar në pronësi tokën në mes Tiranës për ta kthyer në ndërtim të kullave.

Një prej pronarëve kryesorë, me 35 % të aksioneve në kompleksin “Magnet” është Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha. Pallatet nuk kanë lënë më asnjë gjurmë nga terrenet sportive. Ajo është shndërruar në një prej lagjeve më të preferuara të Tiranës sot. Ne do të tregojmë hap pas hapi se si Malltezi, duke shfrytëzuar pushtetin e vjehrrit, zaptoi truallin në mënyrë abuzive.

Reagimi i plotë

Shqiptarët presin nga SPAK hetimin e pasurive të vendosura nga korrupsioni, falsifikimi dokumenteve shtetërorë, ndikimi i paligjshëmdhe abuzimet me pasuritë e shqiptarëve.

Më në fund është bërë publik edhe dokumenti kyç që zbardh të gjitha veprimet e paligjshme që çuan në tjetërsimin e Kompleksit “Partizani”. Ky dokument që për ironi të fatit të personave të akuzuar mban firmën e krushkut të Sali Berishës, i cili konfirmon që shteti i berishëve u ka kthyer padrejtësisht një pronë shtetërore të shpronësuar dhe të blerë nga shteti.

Shqiptarët presin me besim tek SPAK hetimet në procesin e tjetërsimit të ish-kompleksit “Partizani”, shitjen e tij me një vlerë qesharake sa një hyrje apartamenti 2+1 në atë zonë, ushtrimin e ndikimit të paligjshëm, shpërdorimin e detyrës së zyrtarëve të përfshirë dhe vepra të tjera penale. Sa pronarë të ligjshëm ka në Shqipëri që nuk u janë kthyer pronat e tyre, ndërkohë që Sali Berisha i dha këtë supër pronë dhëndrit të tij?

Privatizimi i Kompleksit Partizani, Balla nxjerr dokumentin e krushkut të

Prej vitit 2012 kam denoncuar grabitjen e kompleksit Partizani, duke përvetësuar ndërtesat dhe fushat e futbollit mu në qendër të Tiranës. Pas shtatë vitesh grabitësit hoqën maskat dhe vetëm me 35 mijë lekë familja e Sali Berishës është tashmë pronare e 1/3 e një kompleksi prej 20 milionë Eurosh.

Asokohe qeveria e Sali Berishës e privatizonte kompleksin “Partizani” tek disa persona të përfaqësuar nga dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. Në kohë rekord nga tetori i vitit 2008 deri në dhjetor të atij viti ministria e Mbrojtjes e drejtuar nga Arben Imami, anëtar i qeverisë së vjehrrit të Malltezit, përfundoi të gjitha procedurat për kalimin e pronësisë së tokës dhe shitjen e hotelit gjigant dhe ndërtesave me 100 milionë lekë të vjetra.

E kam denoncuar këtë akt të të rëndë korruptiv në atë kohë për disa javë rresht, duke publikuar të gjithë dokumentacionin. Madje mu desh të përballem me salinjtë edhe ne Gjykatë për këtë dosje korruptive.

Në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Jamarbër Malltezi është shtuar si aksioner me 35 % tek kompania “Homeplane” në dhjetor të vitit 2018, me kontribut 35 mijë lekë. Jamarbër Malltezi i ka blerë këto aksione në 23 janar të vitit 2014, pra shumë më herët sesa regjistrimi në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Ai nuk e ka regjistruar kontratën në QKB, për të qëndruar i fshehur si ndërtues. Kompania ‘Homeplan’ në bashkëpunim me “Kontakt” kanë aplikuar për një leje zhvillimore për ndërtimin e një kompleksi pallatesh, tek zona e ish Kompleksit Partizani, pas Inxhinierisë së Ndërtimit. Leja zhvilliore është zbardhur nga Bashkia e Tiranës me firmën e Lulezim Bashës më 18 gusht 2013 dhe vetëm pas 6 muajsh pas nisjes së punimeve, Jamarbër Malltezi futet si aksioner i këtij pallati ndërtimi. Në këtë mënyrë nga një pronë prej 144 metrash tokë, Jamarbër Malltezi u bë pronar i më shumë se një të tretës të një kompleksi pallatesh me vlerë mbi 20 milionë euro“, shkruan Balla.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT