Halim Kosova një tjetër akuzë të fortë: Si më erdhi në zyrë Genc Ruli për të mbrojtur drejtorin e PD që vodhi 100 mijë euro

Një tjetër denoncim i fortë është bërë nga ish-ministri i Shëndetësisë në kohën e Partisë Demokratike, Halim Kosova. Ai rrëfye një tjetër skandal që ka ndodhur në zyrën e tij me drejtuesit e PD-së në atë kohë.
Kosova tregon se si Genc Ruli mbrojti një drejtor spitali në Gjirokastër që kishte bërë një lëvizje për të vjedhur 100 mijë euro. Ruli në atë periudhë ishte drejtuesi i listës së kandidatëve të PD-së në Gjirokastër në zgjedhjet e qershorit 2013, pra njeriu i besuar i Sali Berishës.
“Po gjatë kohës kur kam qenë ministër më sinjalizuan për një vjedhje në Gjirokastër. Dy gjirokastritë më takuan në rrugë dhe me thanë që ‘atë e di gjithë Gjirokastra’. Dhe i pari që më erdhi ishte Ruli, i pari në listën e PD-së për Qarkun e Gjirokastrës. Ai është njeriu im më tha, po t’i bësh diçka atij ti zërë se ma ke bërë mua. Në asnjë mënyrë nuk do të penalizosh. Bëhej fjalë për drejtorin e spitalit të Gjirokastrës i cili u kap me një shkelje rreth 100 mijë euro. I them këtij stafit tim të ngushtë që të mos bënin zë sa të mbaronin zgjedhjet se ky do të ma faturojë mua pastaj që bëri Halimi këtë që unë dola dobët. Dhe fakti është që një ditë pas zgjedhjeve drejtori dha dorëheqjen”, tha Halim Kosova.