Çupi: Meta ka parë një makth dhe ndaj është terbuar. Ka frikë nga Drejtësia

Deklaratat e forta të Presidentit Ilir Meta pak ditë më parë në një emision televiziv kanë shkaktuar një debat të fortë në sferën social-politike në vend.
Ndërkohë analisti Frrok Çupi duke komentuar fjalët e Kreut të Shtetit, ka thënë se janë fjalë boshe dhe nuk duhen marrë për bazë.
Ai ka thënë në “Open” se Meta duhet lënë të bëjë çfarë thotë, duke lënë të kuptohet se i ka vetëm fjalë dhe jo vepra. Çupi deklaroi se Meta ka frikë nga drejtësia.
Çupi: Është një flluckë boshe. Jetojmë në një situatë të tillë prej materies, kemi një dum fjalësh dhe fjalët janë të pavërteta. Po flasim për atë që thotë Meta, dhe atij i duhet lënë hapësira të realizojë ato që thotë. Le t’i kapë amerikanët prej veshi. Ambasada këtu është. Ka parë një makth dhe nuk duhet rënë në këtë të Ilirit. Kur flet për votat dhe mbrojtjen e saj s’ka lidhje, s’ka lidhje me qytetarët se nuk është zgjedhur nga ata. Kushtetuta nuk e thotë që ai është garantuesi i Kushtetutës. Është një njeri që rri jashtë palëve dhe vëzhgon të mos shkelet Kushtetuta dhe t’i drejtohet Parlamentit. Viktimat e para të kësaj reforme janë këta. Ka ardhur koha të korret fusha e krimit, të mbushet thesi. Populli nuk i do, dhe ndërkombëtart duan t’i heqin.