Najada Çomo shfaqet në krah të Ramës: Te ne do gjeni shumë lot, askush nga jashtë nuk i ka parë

Shefja e spitalit Infektiv, doktoreshë Najada Çomo është shfaqur në krah të kryeministrit Edi Rama, ku bëri një bilanc të punës së mjekëve në shërbim të pacientëve me Covid.
Çomo tha se aty ka shumë lot, duke theksuar fort se punohet me humanizëm dhe profesionalizëm.
“Ne për ata (pacientët me Covid) kemi qenë pjesë e madhe e familjes së tyre dhe dashuria, puna përkushtimi që ofrojnë ata njerëz që janë brenda, është e jashtëzakonshme, është një shërbesë si e një familjari të tyre.
Ne jetojmë me ta, punojmë me ta, vuajmë me ta. Te ne do gjeni shumë lot që askush nga jashtë nuk i ka parë dhe as nuk ka për t’i parë.
Lotët janë për dhimbjen e atyre njerëzve, për jetët e humbura. Aty nuk punohet me orare, aty ka filluar puna me 8 mars dhe do të vazhdojë derisa të vijë edhe rasti i fundit”, u shpreh Çomo.