Rama konfirmon, Najada Çomo kandidate e PS për deputete: Nuk duam të bëhesh si ne, por…

Kryeministri Edi Rama ka konfimuar se shefja e spitalit Infektiv, Najada Çomo do të kandidojë për deputete nën siglën e PS-së.

Ka qenë kryeministri që ka ftuar personalisht mjekën t’i bashkohet PS-së, ftesë që ka marrë konfirmimin e kësaj të fundit.

Në fjalën e tij, kryeministri u shpreh se ka marrë konfirmin e Çomos, ndërsa pati edhe një mesazh për të: Ne nuk duam të bëhesh si ne, por ne si ty.

“Faleminderit shumë Najada, jam shumë mirënjohës për faktin që je këtu. Është moment për ta thënë, që të gjithë ta dëgjojnë, jam mirënjohës për një fakt tjetër, duke patur parasysh udhëkryqin që është përballja e 25 prillit, Shqipëria duhet të flasë, duhet të jehojë zërin e atyre që janë në vijën e parë të kësaj lufte apo në anën tjetër të kësaj vije, njerëzit e zakonshëm. Është arsye për të reflektuar në skuadrën tonë. Do shtrijmë dorën  e lutjes, e kush më mirë se komandantja e vijës së zjarrit të vijë me ne, jo për tu bërë deputetja e radhës, as përf të lënë vijën e zjarrit e për tu ulur në karriget e rehatshme, por për të qenë aty sa herë që duhet që zëri I brëndshëm I atyre hapësirave ku lufta është sy më sy, të mos i mungojë parlamentit dhe njerëzve e qevërisë. Me shumë kënaqësi morëm aprovimin tënd, ne nuk duam të bëhesh si ne, por ne si ty.”, tha Rama.

Sot mjeku Tritan Kalo njoftoi largimin nga Komiteti Teknik, pasi tha se kjo strukturë është politizuar./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT