“E dëgjuat Halim Kosovën”/ Rama: Si mund t’i besohet PD-së lufta ndaj Covid, 4 muaj vaksinim masiv

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të planit për Shëndetësinë theksoi se ëndrra e tij është një vaksinimin masiv në këto katër muaj në mënyrë që të lehtësojë sezonin turistik. Ndërsa theksoi se pret lajme shumë të mira nga vaksinat anti Covid dhe kjo jo nga BE-ja.

“Pres lajme shumë të mira, por kjo jo nga bamirësia e BE, por nga këmbëngulja dhe angazhimi i pandërprerë si lypës. Ambicia ime, aspirata apo ëndrra ime quajeni po të doni është që sezoni i ardhshëm turistik të jetë i lehtësuar për shkak të një vaksinimi masiv, mars, prill, maj qershor, që do të këpusë hap pas hapi zinxhirin e infektimit dhe do të mundëosjë çliirimin pjesërisht shkallë pasi shkalle të ankthit që po përjetojmë”, tha Rama.

Kryeministri gjatë fjalës së tij theksoi se PD që nga nisja e pandemisë hodhi baltë ndaj qeverisë për qëllime politike. Ndëras përmendi edhe deklaratat e ish-deputetit të PD-së, mjekut të njohur Halim Kosova të lëshuara në emisionin Open në Top Channel.

“A mund t’i besohet atyre që qysh nga dita e parë u bënë bashkë me Covidin, sepse ishte armiku i kësaj qeveria. Që qysh nga dita e parë e kësaj lufte nuk ngurruan të shpifnin, të hidhnin baltë, vetëm e vetëm për politikë. A mund t’u besohet atyre faza finale e kësaj lufte ku perosnaliteti i tyre më i njohur dhe më i respektuar dhe me i dashur Halim Kosova del e thotë publikisht se ku janë ata në raport me këtë luftë dhe se cilët janë ata që japin mend dhe bëjnë akuza në mes të kësaj lufte. Unë them Jo! Nuk mund t’i besohet atyre vazhdimi i punëve që kemi nisur, nuk mund t’i besohet atyre fati i drejtësisë. Po si mund t’i besohet fati i luftës së shëndetësisë, në këtë përballje me këtë armik që nuk zgjedh demokratë dhe socialistë, që nuk sheh majtas dhe djathtas”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT