Vdekja e 27 vjeçares nga covid, flet mjekja që e vizitoi e para: Çfarë konstatuam pas skanerit

Zbulohen detaje të reja nga vdekja e 27-vjeçares nga Berati. Mësohet se Ariola Sakollari ishte infektuar me koronavirus që para 3 javësh dhe ishte shtruar fillimisht në Spitalin e Beratit, ku ka qëndruar disa ditë, por pa dhënë shenja përmirësimi.
Në këto kushte, 27-vjeçarja është dërguar në spitalin COVID “Shefqet Ndroqi” në kryeqytet, por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, ajo nuk fituar dot betejën me covid..
Mjekja infeksioniste në Repartin Covid-19 të Spitalit Rajonal të Beratit, Etleva Vila deklaroi sot për mediat se e reja ishte paraqitur në Repartin e Urgjencës të Spitalit Rajonal Berat në datën 25 shkurt në orën 00:30 minuta dhe se ishte në gjendje të rënduar. Sipas saj, nga skaneri ka rezultuar se 27-vjeçarja kishte 90% të mushkërive të prekura nga Covid-19.
“Pasi konstatuam se gjendja e saj shëndetësore ishte kritike ne si mjekë konkluduam në nisjen e saj me urgjencë me autoambulancat e Spitalit Rajonal Berat drejt Spitalit Infektiv Covid-1 në Tiranë”, ka deklaruar mjekja, ndërsa mësohet se Ariola nuk vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
27-vjeçarja jetonte e punonte në kryeqytet por ishte kthyer në Berat për t’ju shërbyer në shtëpi prindërve që ishin të infektuar me Covid-19, ku edhe u infektua.
Deklarata e plotë e mjekes
Pacientja është paraqitur në repartin e urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit më datë 25 shkurt, rreth orës 12 e pak në një gjendje jo të mirë shëndetësore. Pasi kishte disa ditë që u shërbente prindërve të cilët ishin të infektuar me Covid. Ishte hera e parë që paraqitej në Spitalin e Beratit dhe nuk është paraqitur në Repartin Infektiv, por është paraqitur në Urgjencën e Beratit.
Pasi i është dhënë ndihma e parë, i janë bërë ekzaminimet e mundshme ku përfshihet Check-Up dhe skanderi ose CT-ja pulmonare që i themi ne. Pasi dolën përgjigjet për skanerin, shohim që rreth 90% e mushkërisë ishte me pneumoni intenseciale bilateral që tashmë është e njohur që është në kuadrin e Covid-it.
Duke parë gjendjen e rënduar ne nuk e kemi shtruar fare në Repartin Infektiv, por i dhamë një ndihmë të shpejtë në Urgjencën e Spitalit dhe e kemi transportuar në spitalin Covid 1 në Tiranë së bashku me të gjitha ekzaminimet që i kemi bërë ne në këtë spital. Spitali Infektiv është spitali ku shkojnë të infektuar nga jugu, Berat, Kuçovë dhe Skrapar.
Ne e transportuam në gjendje shëndetësore siç e thamë edhe më para, por pastaj kemi marrë vesh nga mediat se vajza kishte vdekur. U vërtetua nga skaneri që vajza kishte Covid. Vajza nuk kishte sëmundje tjetër bashkëshoqëruese.