“Me drejtësinë apo Ilir Metën dhe KÇK”/ Rama u drejtohet shqiptarëve: 25 prilli është udhëkryq edhe për…

Pas prezantimit dje të programit “Drejtësia që duam”, kryeministri Edi Rama ka vijuar sot me prezantimin e programit ‘Shëndetësia që duam’, ndërsa kërkon një mandat të tretë nga shqiptarët.

Përmes një monologu, Rama sulmoi sërish presidentin Ilir Meta, duke e akuzuar se është kundër reformës në drejtësi.

Rama tha se qytetarët shqiptarë më 25 prill do të duhet të zgjedhin që të jenë me drejtësinë apo me Ilir Metën dhe KÇK-në.

Por përveç drejtësisë, Rama tha se 25 prilli është udhëkryq edhe për shëndetin e shqiptarëve

“Dje thashë se 25 prilli është një udhëkryq për drejtësinë. Dhe në 25 prill sikundër na kanë ndihmuar që ta bëjë të qartë presidenti aktual që flet dhe në emër të atij presidenti më famëkeq të kësaj republike, ju do të vendosni; me drejtësinë apo me Ilir Metën. Me reformën në drejtësisë apo me koalicionin KÇK, PD-LSI. 25 prilli është udhëkryq edhe për shëndetin e shqiptarëve. Në luftën e egër që zgjat prej 1 viti dhe që ka hyrë në fazën finale me vaksinimin, armën fituese, sëpatën me të cilën mund të presim hap pas hapi, goditje pas goditje zinxhirin e infektimeve.”, tha Rama. /Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT