Miratimi i Rezolutës për Shqipërinë nga PE, Meta: Shqiptarët të mbrojnë votën e lirë me çdo çmim

Presidenti Ilir Meta, ka përshëndetur Rezolutën për Shqipërinë, që u miratua sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian.

Në një postim, që ka bërë në rrjetet sociale, kreu i shtetit shkruan se nuk do të ketë negociata nëse zgjedhjet e 25 prillit nuk do të jenë të lira dhe të ndershme.

Ndër të tjera, Meta, falenderoi dy grupet e mëdha politike, që ofruan mbështetjen e tyre për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Po ashtu, Presidenti u ka bërë thirrje shqiptarëve, që të mbrojnë me çdo çmim votën e lirë.

Postimi i plotë:

Përshëndes Projekt-Rezolutën për Shqipërinë, që u miratua sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian. I falënderoj të dy grupet e mëdha politike për mbështetjen e qartë të së ardhmes europiane të Shqipërisë, që kalon vetëm përmes përmbushjes së plotë të kushteve. Nuk ka negociata pa zgjedhje të lira dhe të ndershme! Nuk ka përparim pa u dënuar autorët e krimeve zgjedhore të dosjeve 339 dhe 184! Askush nuk do të amnistohet! Votën e lirë të 25 prillit, shqiptarët do ta mbrojnë me çdo çmim dhe nuk do të kursehen ndaj askujt, që do të guxojë të tjetërsojë vullnetin plebishitar.

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian (AFET) ditën e sotme, ka miratuar, raportin për progresin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT