SPAK kërkon rikthimin në burg të mjekut Prifti, rekurs në Gjykatën e Lartë për vendimin e Apelit

SPAK do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë vendimin e Apelit, që liroi nga burgu mjekun Edvin Prifti.

Ky i fundit akuzohet për korrupsion pasiv dhe është pezulluar nga detyra deri në përfundim të hetimeve.

Mjekut Prifti iu ndryshua masa e sigurisë arrest me burg dy vite më parë.

Por Prokuroria e Posaçme kërkon rikthimin në qeli të mjekut. Për këtë arsye ka vendosur të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë vendimin e Apelit të Gjykatës së Posaçme.

Mjeku Edvin Prifit akuzohet se u merrte para pacientëve që operonte dhe nga kontrolli në shtëpinë dhe zyrën e tij u gjetën 215 mijë euro dhe 16 milionë lekë kesh.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT