Balluku: Pas Kukësit dhe Vlorës, ja ku do të ndertohen dhe 2 aeroporte të tjerë

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka deklaruar ditën e sotme se është shpallur kompania fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.
Fituesi saktësisht është një bashkim kompanish të regjistruara në Zvicër, Mabco Construction (Mabetex Group) (50%); YDA – Group (48%); 2A Group SH.PK (2%) me vlerë investimi 103 milion e 966 mijë euro.
“Tashmë përmbyllet edhe me kontratën për aeroportin e Vlorës. Tani vjen ai i Saarandës që do të plotësojë kurorën, nga Kukësi, Tirana, Vlora dhe tani Saranda. Kemi nisur nga puna dhe për Korçën, duke qenë se potenciali turistik aty është mjaft i madh. Do doja të falenderoja anëtarët e Komisionit. Kanë bërë një punë për t’u vlerësuar. Për ditë e netë të tëra, duke kaluar çdo dokument nëpër duar. Keni bërë një punë të shkëlqyer, mendoj se është një moment historik. Duhet të jeni pjesë e këtij momenti. Tani është momenti konkret se kush është fituesi. Kemi pasur dy garues. Njëra nga ofertat është ALDE Coorporation, që nuk ka përmbushur asnjë kriter. Nuk ka pasur as eksperiencën, as kushtet financiare Kompania tjetër dhe fituese është e regjistruar në Zvicër, ka është një bashkim Mabco Construction (Mabetex Group) (50%); YDA – Group (48%); 2A Group SH.PK (2%), ku vlera e investimit është 103.966.030 Euro”, tha Balluku.
Balluku tha se për 30 ditë do të nënshkruhet kontrata me kompaninë fituese që do i hapë rrugë nisjes së punimeve. Ajo theksoi se shumë shpejt do të nisin fluturimet edhe në aeroportin e Kukësit dhe do të nisë projektimi i atij të Sarandës dhe Korçës.
“Sot është një ditë e shënuar, se do mbyllet procesi. Është një nga premtimet e qeverisë Rama, ka kaluar një kalvar të gjatë. Jo thjesht një investitur. Jemi munduar të sigurojmë që fituesi të ketë kapacitetet financiare. Pistë rreth 3.2 kilometër. Kemi dizenjuar që në të ardhmen të jetë shtëpia e Air Albania. Kishim dy kompani: Alde coorportaed, ne fokus ne Londër, nuk ka përmbushur asnë nga kriteret teknike, nuk kishte eksperienën dhe as kushtet ekonomike Mapko construction, ka 50% të aksioneve, e rregjistruar në Zvicër. Vlera e investimit është 103 milionë euro, eksperienca është e madhe, dhe fuqia financiare është në përputhje të plotë. Ky është fituesi, ne do të nisim menjëherë, për të arritur me firmosjen e kontratës”, tha Balluku.
Pas saj ka folur edhe kryeministri Rama.
“Sikur të tregoja se sa shumë padurim e kam pritur këtë ditë, kam përshtypjen se do tregoja dhe shkruaja dicka që askush nuk do ta besonte. Ka qënë një nga sfidat më të bukura për mua si kryeministër, që ta bëja Vlorën me një aeroport ndërkombëtar. U kthye në sfidën më të tmerrshme, nga pengesat që u krijuan, pa asnjë lidhje. Është historia e një aventure që ka filluar vite më parë dhe për fat të keq në këto raste nuk është e lehtë, që tju shpjegosh të tjerëve se si një sfidë e tillë, gati e pamundur. U bënë studime, që nga gjeologjike, te ato të projeksioneve, te ato financiare. E rifilluam nga e para procesin, që u bë publik para disa vitesh, është shumë cilësor, ambicion e që i jep Vlorës, një hapësire të re të zhvillimit brenda kornizës se qytetit bregdetar. Pandemia goditi kudo, sektori i aviacionit ishte më i godituri. Shkaktoi dëme të jashtëzakonshme, pengoi vendet që të mos fusnin para. U la një kohë, u mendua që pas verës do të rifillonte procesi, përsëri ndodhi një tjetër problem i madh, Kompanitë patën probleme, u ndaluan nga BE që të përdorinin financimet e tyre jashtë. Unë marrë frymë i lehtësuar nga kjo barrë, për fat të mirë jam deputet në Vlorë dhe për fat të keq. Padurimi, proverbial i vlonjatëve është një nxitje e madhe, kur nuk ke gjë në dorë shënjestrohesh si gënjeshtar, si mashtrus, që nuk mban përgjegjësi për atë që thua, dhe për krijim videosh 3D. Fjalët dhe argumentimet nuk bëjnë një punë të madhe”, tha Rama.