Manastirliu jep lajmin e mirë: Po trajnohen 400 infermierë për procesin e vaksinimit, këtë pranverë nis vaksinimi masiv i popullatës

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin e mirë sa i takon procesit të vaksinimit në vend.
Ajo tha gjatë një inspektimi me kryeministrin Rama se në Arenën Kombëtare po bëhet trajnimi i 400 infermierëve, mes tyre edhe infermierë të Forcave të Armatosur për vaksinimin.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh se infermierët po trajnohen për të nisur fushatën masive të vaksinimit në territorin e Shqipërisë.
“Do të jenë pjesë e kësaj fushate masive vaksinimi që duam të nisim. Një pjesë janë në pritje. Do të keni avantazh më shumë se do të përgatiteni për të qenë nesër vaksinatorët e rinj në qendrat tona. Vaksimimi masiv do të jetë i shtrirë si rrjet kapilar kudo në Shqipëri. Dua të falenderoj ministrin e Mbrojtjes për angazhimin direkte pasi kryeministrin e kërkoi këtë angazhim për tu bërë një armatën e fuqishëm, për përfshirjen e infermierëve të forcave të armatosura”, tha Manastirliu.