“Nuk premtoj mrekulli, por…”/ Basha kërkon votat e të rinjve: Do të abrogojmë ligjin për arsimin e lartë

Lulzim Basha zhvilloi një takim online me studentë dhe përfaqësues të EDS (European Democrat Students). Gjatë bisedës me studentët, kryedemokrati tha se sfida më e madhe e qeverisë së tij pas 25 prillit është frenimi i ikjes së të rinjve nga vendi dhe kthimi i atyre që studiojnë jashtë.

“Se vazhdimi në këtë rrugë do të na çojë drejt greminës përfundimtare, mjerimit dhe shpopullimit përfundimtarë të vendit. Ndaj 25 prilli do të jetë ditë ndryshimi, por për këtë duhet ndihma juaj, duhet të shkoni derë më derë tek shokët dhe shoqet tuaja, tek bashkëmoshatarët tuaj dhe jo vetëm edhe tek më të rriturit e t’ju bëni thirrje që gjithë mërzinë, zhgënjimin, mllefin, depresionin ta kthejnë në energji, ta kthejnë në votë dhe në 25 prill të votojnë për Partin Demokratike, të votojnë për ndryshimin”, tha Basha.

Kreu i demokratëve deklaroi se nëse vjen në qeveri hapi i parë që do të ndërmarrë është abrogimi i ligjit për arsimin e lartë.

“Në vend që t’ju ndihmonte jua bëri jetën më të vështirë. Akti i parë në programin tonë është abrogimi i ligjit për arsimin e lartë dhe një ligj i ri i përmasave dhe parimeve europiane. Do të bëjmë të mundur autonominë universitare”, tha Basha.

Kreu i EDS-së, Carlo Angezano, tha se të rinjtë shqiptarë janë me fat që kanë një udhëheqës si Lulzim Basha.

“Ju duhet të drejtoni rrugën drejt ndryshimit! Merrni kontrollin e së ardhmes tuaj në 25 Prill! Ju jeni me fat që keni një udhëheqës si Lulzim Basha. Lulzim Basha, politikan i ri, energjik, i cili ka bërë kaq shumë për vendin e tij. Familja EPP beson te Basha. Basha ka një vizion, një mision për të transformuar Shqipërinë”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT