Emrat e rinj në PS/ Meta ngre tonet nga Korça, u hap ‘luftë’ biznesmenëve: Me hir apo me pahir do ta…

Presidenti Ilir Meta i pyetur për qëndrimin e tij në lidhje me përfshirjen e figurave të reja në listat e Partisë Socialiste, ka thënë se nuk ka asnjë koment për asnjë subjekt politik.

Meta ka vijuar më tej duke bërë thirrje që të përfshijnë më shumë pedagogë dhe të rinj të arsimuar në lista, duke kërkuar të shmangen biznesmenët nga salla e Kuvendit.

“Të fusim sa më shumë pedagoge dhe pedagogë, sa më shumë figura të pastra dhe ju lutem shumë sa më pak biznesmenë në Kuvendin e ardhshëm. Jo se kam ndonjë gjë me biznesmenët por është e rëndësishme që të kemi njerëz me integritet që interesin publik e kanë të parin. E gjithë shoqëria të përfaqësohet ashtu siç e meriton në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë. Është moment kyç për të ardhmen e Shqipërisë pasi zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë kryekusht për integrimin. Është një test madhor që jam i sigurt që do ta kalojmë me hir apo me pahir”, tha Meta.

Ndërkohë që i pyetur për mundësinë që do të kenë të infektuarit me COVID për të votuar, Presidenti tha se duhet gjetur mënyra që ata të shprehin vullnetin e tyre.

“E drejta kushtetuese për të votuar prevalon mbi çdo pengesë dhe vështirësie. Të gjejmë rrugën më praktike e cila edhe ruan shëndetin por edhe nuk privon asnjë qytetar të shprehë vullnetin e tij”, tha Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT