“Maskarallëk mediatik, gomarllëqe dixhitale”/ Intervista imagjinare e dhënë për mediat kosovare revolton Edi Ramën

Një media kosovare, Bota Sot pretendon se ka bërë një intervistë me Edi Ramën, por kryeministri thotë se është Fake News.
Kreu i qeverisë ka reaguar mjaft i revoltuar në një lidhje me një artikull të botuar në Bota Sot, ndërsa shprehet se ai nuk ka dhënë asnjë lloj interviste të tillë.
Ky është një nivel i ri i maskarallëkut mediatik, shkruan Rama, ndërsa boton edhe linkun e artikullit.
“Paskam dhënë një intervistë që nuk ma ka bërë askush dhe as ia kam kërkuar askujt! Ky është një nivel i ri i maskarallëkut mediatik në këtë kohë pandemie gënjeshtrash, poshtërsish e gomarllëqesh digjitale!”, shkruan kryeministri në Twitter. /Gazeta SHQIP
Paskam dhënë një intervistë që nuk ma ka bërë askush dhe as ia kam kërkuar askujt! Ky është një nivel i ri i maskarallëkut mediatik në këtë kohë pandemie gënjeshtrash, poshtërsish e gomarllëqesh digjitale! https://t.co/yWwMrxh23f
— Edi Rama (@ediramaal) March 7, 2021