“Gjithçka mund të ndodhë, jetojmë në Evropë”/ Rama ndryshon këngën: E pabesueshme, por Gjermania ka…

A është e vërtetë që do lejohen të udhëtojnë në Evropë vetëm ata që kanë marrë një vaksinë të prodhuar në Perëndim?
Kësaj pyetje të një qytetareje në Lezhë, kryeministri Edi Rama iu përgjigj me një këngë të tij, port ë ndryshuar: Gjithçka mund të ndodhë jetojmë në Evropë.
Kreu i qeverisë tha se kjo duket e pamundur, pasi vetë Gjermania po negocion për vaksinën ruse dhe kineze.
Rama tha nga Lezha që mosmarrja e vaksinës ruse apo kineze nuk është çështje gjeopolitike, por çështja është se nuk ka vaksina.
“Deri dje kënga ime thonte, çdo gjën bën vaki jetojmë në Tiranë, ndërkohë tani kënga ime është çdo gjë bën vaki jetojmë në Evropë. Duket e pabesueshme, por është e vërtetë, Gjermania ka hapur negociatat me Rusinë dhe Kinën për sigurimin e vaksinës.Një gjë dua të shtoj ka shumë njerëz që mendojnë se mosmarrja e vaksinës kineze dhe ruse është çështje gjeopolitike, nuk është kështu, vaksinat nuk kanë dalë në treg që shko atje dhe i ble. Vaksina nuk ka! Të gjitha janë me sasi shumë të vogla në raport me kërkesën. Kur Amerika nuk ka vaksina sot për të mundur të thotë që të japë qoftë edhe një dozë jashtë Amerikës, nuk i ka vaksinat stok prodhon vaksinon. Nuk është vaksina kineze e dalë në treg dhe të shkojmë që ta blejmë. Nuk ka, lufta që bëhen, për të marrë ato që janë. Është një luftë e madhe. Jam i kënaqur sepse ka vende që nuk kanë bërë asnjë gjilpër, nuk mjafton por ama po ecim. 140 shtete të botës nuk kanë bërë asnjë vaksinë. , tha Rama. /Gazeta SHQIP