VIDEO/ Soko llogarit edhe minimumin jetik në Shqipëri, ja sa lekë duhen për të jetuar me “dinjitet”

Pano Soko është ekonomisti që do të kryesojë listën e Nismës Thurje në qarkun e Tiranës, i cili pak kohë më parë përmes një video-mesazhi i shpjegoi kryeministrit Rama se sa taksa paguan gazetarja Marsela Karapanco, pasi kjo e fundit “u zu ngushtë” kur kryeministri e pyeti se sa taksa paguante.

Këtë herë Soko me anë të një tjetër video-mesazhi ka përllogaritur minimumin jetik që i duhet një qytetari shqiptar për të jetuar me dinjitet.

Ai ka bërë lloogarinë e ushqimeve, ujit, energjisë elektrike dhe transportit, ku ka dalë në përfundimin se një qytetari i duhen 5876 lekë të vjetra në ditë ose 176280 lekë të vjetra në muaj.

Soko thotë se “minimum jetik” do të jetë një nga propozimet që Nisma Thurje do të çojë në parlamentin e ardhshëm, ndërsa u shpreh se në funf do të jetë INSTAT ai që do të vendosë për shumën e minimumit jetik.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT