Dy kryebashkiakë dorëzojnë mandatin, kandidojnë si deputetë

Partia Socialiste do të mbledhë kryesinë për të miratuar listën e kandidatëve për deputetë. Deri në atë orë, në selinë e PS-së po vlojnë diskutimet mbi përpilimin e fundit të listës, edhe pse tashmë është e qartë se ajo është drejt finalizimit të plotë.

Sipas burimeve në listën e PS-së pritet të përfshihen edhe dy kryebashkiakë, të cilët nëse kandidojnë për deputetë do t’i duhet të dorëzojnë detyrën më parë.

Bëhet fjalë për Dritan Lelin e Vlorës dhe për Dionis Ymerin në Dibër. Që të dy priten të jenë në listën e deputetëve për qarkun e Vlorës dhe të Dibrës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT