Gjuha turke në shkollat shqiptare, Jazexhiu: Kultura e Turqise është pjesë e jona, ju tregojnë shqiptarëve historinë tonë

Gjuha turke është vendosur si lëndë me zgjedhje në shkollat shqiptare. Ky vendim është bërë i ditur nga marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Turqisë.

Ndërsa në Fletoren Zyrtare është publikuar marrëveshja mes dy vendeve e cila parashikon edhe futjen e gjuhës turke në shkollat shqipe si lëndë e një gjuhe të huaj me zgjedhje të lirë, me qëllim një programi pilot në gjuhën turke.

Kjo temë u diskutua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”, ku të ftuarit ishin të ndarë në pro dhe kundër kësaj marrëveshje. I ftuar në studio ishte historiani, Olsi Jazexhi, i cili ishte pro futjes së gjuhës turke në shkollat shqiptare.

“Në  vitin 1914 ne patëm një revoltë pro osmane, pro turke. Shqiptarët myslimanë u rebeluan kundër princ Vidit, që hoqi gjuhën turke. Një nga revoltat e popullsisë ishte heqja e gjuhës turke. Me krijimin e Shqipërisë së re e deri ditën e sotme, gjuha turke është shoqëruar një tabu në vendin tonë”, thotë Olsi.

Sipas tij, është një gjë e mirë që gjuha turke të futet në shkollat shqiptare, pasi ka qenë gjuha e shqiptarëve, osmanishtja.

“Gjithashtu duke mësuar turqishten, ne ju tregojmë shqiptarëve historinë tonë. Interesi i parë është historik, të dish kuptimin e mbiemrit tënd. Kultura turke është pjesë e jona. Të shkojmë te varret ë gjyshërve tanë, ne nuk dimë ti lexojmë”, tha Jazexhi.

Historiani shtoi se një shqiptar që mëson gjuhën turke, do ta ketë ryzemenë më të plotë jashtë vendit, pasi Turqia është një vend strategjik në NATO dhe BE.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT