Lista e kandidatëve/ Pas Topallit, Patozi ‘rrëmben’ një tjetër ish-deputet të PD-së

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka bërë pjesë të listës së kandidatëve për deputetë edhe Ardian Kollozin.

Ky i fundi është ish-deputet i PD-së, por që tashmë do të kandidojë në Vlorë, nën logon e partisë së Patozit.

Ndërkohë, edhe Jozefina Topalli i ka “rrëmbyer” gjithashtu PD-së një tjetër ish-deputet.

Bëhet fjalë për Dashamir Tahirin, i cili figuron në krye të listës së partisë së Topallit në Vlorë.

Ai është një person që ka shumë ndikim në Vlorë, veçanërisht te komuniteti çam në qytetin bregdetar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT