Papa Françesku i dërgon telegram Presidentit Meta, zbulohet arsyeja

Papa Francesku i ka dërguar një telegram Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta.

Gjatë kalimit me avion mbi Turqi, Greqi, Shqipëri dhe Itali, Papa Françesku, si zakonisht, u dërgon presidentëve të këtyre vendeve një telegram përshëndetjeje, shkruan Vatikan News.

Mbi Shqipëri, Ati i Shenjtë i dërgoi këtë telegram Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta:

“Duke hyrë në hapësirën shqiptare, në udhëtim drejt Romës, pas udhëtimit tim apostolik në Irak, ju përshëndes përzemërsisht dhe lutem që Zoti i Gjithpushtetshëm të ndikojë mbi ju dhe bashkëqytetarët tuaj çdo bekim për paqe dhe begati”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT