“Opozita me një ofertë skandaloze”, Balla: Meta, Berisha, Kryemadhi e Luli janë kundër Reformës në Drejtësi

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, nuk la pa shigjetuar opozitën, gjatë fjalës së tij në Kuvend.
Balla e konsideroi ofertën e opozitë si “skandaloze”, ndërsa shtoi se vendi ka nevojë për të punuar 24 orë dhe për të mos lënë përgjysmë betejat e nisura.
Ai akuzoi Presidentin Ilir Meta, ish-kryeministrin Sali Berisha, kreun e PD Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI Monika Kryemadhi, se janë kundër Reformës në Drejtësi.
“Ilir Meta, Sali Berisha, Kryemadhi dhe Luli pas tyre janë katër njerëz që bashkë i ka bërë vetëm angazhimi kundër reformës në drejtësi. Asnjë qytetar nuk ka dyshim se përbetimet e tyre i kanë kundër Reformës në Drejtësi. Sot ne kemi përballë një opozitë që kanë një ofertë skandalozë dhe sa i përket lidershipit pastaj nuk di çfarë të them. Ky vend ka nevojë për të punuar 24 orë dhe për të mos lënë përgjysmë betejat e nisura.
Çuarja e angazhimeve tona na bën që të jemi sot edhe më të gatshëm për të çuar përpara reformat e rëndësishme dhe disa ndryshime të tjera ligjore që ne kemi depozituar edhe në komunikim me partnerët tonë ndërkombëtarë.
PE kërkon mbajtjen e menjëhershme mbajtjen e konferencën ndërqeveritare sepse Shqipëria i ka plotësuar padyshim kushtet për fillimin e saj”, tha Balla.