Ethet e listave/ Gati skena, zbulohet slogani i ri i PS-së (FOTO)

Kur na ndajnë edhe pak orë nga publikimi i listave, mësohet se PS do të shkojë në zgjedhjet e 25 prillit me sloganin “Shqipëria e ardhmja jonë! S’ka kohë për pushim” për të kërkuar një mandat të tretë qeverisës.
Në 18:30 kreu i PS-së Edi Rama do të prezantojë listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit.
Çdo drejtues politik do të publikojë emrat e skuadrës së tij të qarkut për t’i lënë fjalën kryeministrit Edi Rama që synon mandatin e tretë.
Deri tani PS ka pasur disa largime, si Eglantina Gjermeni, Vasilika Hysi, Musa Ulqini, Besnik Baraj, Sadi Vorpsi etj.
Ndërkohë u raportua se Dritan Leli ka refuzuar ftesën e Ramës për të garuar në listën e PS.